Bota

Ramazani në Gaza u kujton palestinezëve dëshpërimin e tyre

Në Ramazan, familjet e gjera zakonisht mblidhen për vaktet festive, luten së bashku. Ndërsa banori i dëshpëruar duhet të mjaftohet me disa thjerrëza të kuqe për anëtarët e mbijetuar të familjes së tij, 17 prej të cilëve janë vrarë në luftë.

21 Mars 2024, 16:31 Nga E.d
Ramazani në Gaza u kujton palestinezëve dëshpërimin e tyre
fotot ilustruese

GAZA-  Mijëra Refugjatët palestinezë që kanë ikur nga sulmet ajrore izraelite nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë në dy vaktet e agjërimit.

"Shkoni dhe kontrolloni të gjitha tregjet. Nuk do të gjenit asnjë kanaçe, fasule ose qiqra që fëmijët të hanë," tha Basel al-Soueidi, i strehuar në kampin e refugjatëve Jabalia. Në Ramazan, familjet e gjera zakonisht mblidhen për vaktet festive, luten së bashku. Ndërsa banori i dëshpëruar duhet të mjaftohet me disa thjerrëza të kuqe për anëtarët e mbijetuar të familjes së tij, 17 prej të cilëve janë vrarë në luftë.

"Më mungojnë të gjithë nuk ka ushqim, ujë, nuk ka asgjë. Të gjithë kushërinjtë e mi kanë vdekur, nuk ka mbetur askush. Ne mblidheshim të gjithë gjatë Ramazanit, me dajën tim. Ne vizitonim vëllezërit e motrat, tezet, të dashurit tanë. Nuk ka mbetur askush, të gjithë kanë rënë dëshmorë. Të gjithë të dashurit tanë janë zhdukur," tha ai i përlotur.

Lufta filloi kur militantët e Hamasit hynë në Izrael nga Rripi i Gazës, vranë 1200 njerëz dhe morën mbi 200 pengje, sipas të dhënave të Izraelit. Sulmi hakmarrës i Izraelit ka vrarë më shumë se 30,000 palestinezë dhe ka bërë pjesën më të madhe të Gazës në gërmadha, dhe përpjekjet e Katarit dhe Egjiptit kanë dështuar për të prodhuar një armëpushim të nevojshëm.

fufta në gaza

Sondazh

Poll