Politike

Tritan Shehu: Shkatërrimi i Portit të Durrësit akt antikombëtar, sinkron me interesat ruse në rajon

Ai tha se Shqipëria kështu po humb prioritetin në Adriatik. Shehu theskoi se akte të tilla nuk mund të ndodhin në vende demokratike dhe se duhet së paku një referendum.

21 Mars 2024, 16:13 Nga S.N
Tritan Shehu: Shkatërrimi i Portit të Durrësit akt
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka thënë se shkatërrimi i Portit të Durrësit është një akt antikombëtar. Në fjalën e tij në parlamet, Shehu deklaroi se shkatërrimi i Portit është sinkron me interest ruse dhe kineze në rajon.

Ai tha se Shqipëria kështu po humb prioritetin në Adriatik. Shehu theskoi se akte të tilla nuk mund të ndodhin në vende demokratike dhe se duhet së paku një referendum. Ai e përmbylli duke thënë se kjo gjë dëmton rëndë buxhetin e Shqipërisë.

Fjala e Tritan e Shehut:

Shkatërrimi i Portit të Durrësit, akt anti kombetar! Sinkron me interesat Ruse e Kineze në Rajon. Akt i denjë për regjimet, që shkaterrojnë vlerat, historinë, interesat e vendit! Shqipëria kështu humb prioritetin në Adriatik. Trafiku i kalon Malit të Zi, ku interesat Ruse e Kineze janë të forta.

Akte te tilla nuk mund të ndodhin në vendet demokratike, së paku do të duhej një Referendum. Dëmton gjithashtu rëndë buxhetin tonë të varfër, duke varfëruar më tej sektorët social, shëndetësinë e varfër e anti-sociale në vendin tonë. Shqiptarët duhet t’i kundërvihen këtyre proceseve të errëta e të rrezikshme.

tritan shehu porti i durresit pd

Sondazh

Poll