Politike

Seancat plenare i rikthehen kohëzgjatjes me orë të tëra, deputeti socialist kalon kohën me videolojëra (VIDEO)

 Në 5 muajt e shkuara seancat e Kuvendit kanë zgjatur nga 5 deri në 10 minuta, ndërkohë që deputetët mbaronin punë e vijonin jetën e tyre me angazhimet e ditës.

21 Mars 2024, 14:32 Nga r.ll
Seancat plenare i rikthehen kohëzgjatjes me orë të tëra,
ilir pendavinji

TIRANË- Pas 5 muajsh tensione dhe protestë sot po zhvillohet seancë normale plenare. Në 5 muajt e shkuara seancat e Kuvendit kanë zgjatur nga 5 deri në 10 minuta, ndërkohë që deputetët mbaronin punë e vijonin jetën e tyre me angazhimet e ditës.

Ndërkohë që seancat do të vijojnë për disa orë, në një video të siguruar nga gazetari Osman Stafa shihet një prej deputetëve socialistë, Ilir Pendavinji, duke e shtyrë kohën me videolojëra ne celularë. Duket se socialisti po ushtrohet me lojëra me strategji, duke nga mënyra se sa shpejt manovron tregon që është nivel eksperti lojërash.

Seanca e sotme nisi me debate për Reformën Zgjedhore, ndërsa kryeparlamentarja përjashtoi nga salla kreun e PD-së së vulës, Lulzim Bashën. Debate dhe diskutime janë zhvilluar edhe për buxhetin e shtetit. 

seance plenare 21 mars 2024 ilir pendavinji

Sondazh

Poll