21 Mars 2024, 12:29
Nga N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare ka komentuar në lidhje me projektin e dhëndrit të Trump, Kushner në Shqipëri. Tabaku u shpreh se nuk është kundër investimeve të huaja në vendin tonë.
Ajo gjithashtu foli edhe për Portin e Durrësit ku theksoi se ishte thënë se do të bëhet pa marrë asnjë para nga buxheti i shtetit. Deputetja demokrat shtoi se duhet të bëhet një garë e hapur për investimet e huaja.
“Këtu janë bërë ligje jo në favor të qytetarëve. Një nga ligjet është ai për Portin e Durrësit, që u tha se asnjë para nuk do të dalë nga buxheti. Ligji për zonat e mbrojtura bën që në këto zona të ketë ndërtime. Është skandal fakti që ndërtohet në zonat e mbrojtura. Tani del lajmi se në Sazan do të ndërtojë një sipërmarrës serioz. Duhet të bëhej garë për kompaninë që merr përsipër të ndërtojë në Sazan dhe jo të bëhet fakt direkt në parlament.
Turizmi të zhvillohet, por zhvillimi duhet të vijë në mënyrë graduale. Përse nuk bëhen gara të hapura për investimet e huaja? Çdo ligj që miratohet në parlament duhet të ketë frymën e ligjeve që miratohen edhe në Kuvendet e vendeve që janë pjesë e Bashkimit Europian. Qeveria harxhon më shumë kohë në SPAK se në zyrat e saj. Nuk mund të flasin për luftë ndaj korrupsionit ata që ndodhen sot në dyert e SPAK-ut”, u shpreh Tabaku.
jorida tabaku kushner sazan investime
Politike
21 Mars 2024, 11:49
N.F
Ministri i Financave
TIRANË- Ministri i Financave, Ervin Mete ka qenë i pranishëm ditën e sotmë në seancës plenare ku &e...
Politike
21 Mars 2024, 11:43
r.ll
oerd bylykbashi
TIRANË -Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se në tre vitet e ardhshme do ...
Politike
21 Mars 2024, 11:37
M.B
Lulzim Basha
TIRANA- Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha është larguar nga salla pas përjashtimit nga seanca plenare...
Politike
21 Mars 2024, 11:27
M.B
Lulzim Basha
TIRANA- Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha është larguar nga salla pas përjashtimit nga seanca plenare...
Politike
21 Mars 2024, 11:17
N.F
Basha
TIRANË- Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha është rikthyer në Kuvend pas disa kohësh ndërsa seanca plena...
Politike
21 Mars 2024, 11:10
M.B
Dashnor Sula
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli sot në seancën plenare në lidhje me marrëveshjet e vitit 20...
Politike
21 Mars 2024, 11:08
r.ll
kuvendi
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca kreun e PD-së së vulës, Lulzim Basha. Arsyeja e p...
Politike
21 Mars 2024, 11:05
r.ll
kuvendi
TIRANË- Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka kërkuar fjalën e tij në seancë, ndërsa kryeparlamentar...
Politike
21 Mars 2024, 10:55
M.B
Elisa Spiropali
TIRANA- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj sot në seanc&eum...
Politike
21 Mars 2024, 10:47
M.B
Fatmir Mediu
TIRANA- Deputeti Fatmir Mediu tha sot në seancën plenare në Kuvend, se është i rëndësishëm kthimi...