Politike

“4 mije euro m2”/ Ministrja e Sipërmarrjes nuk i ka parë akoma: Mi tregoni ku ndodhen

Ibrahimaj tha se trendi në rritje i ekonomisë i adresohet reformave që ka ndërmarrë qeveria Rama dhe ka vite që rritja ekonomike tejkalon parashikimet e qeverisë dhe të të institucioneve ndërkombëtare.

21 Mars 2024, 14:14 Nga N.F
“4 mije euro m2”/ Ministrja e Sipërmarrjes nuk i ka parë
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se në Tiranë nuk ka çmime 4 mijë euro metri katror. Gjatë seancës në Kuvend, Ibrahimaj edhe pse është ministre për sipërmarrjen dhe biznesin, nuk di çmimet e banesave në Tiranë.

"Nuk di ku i keni parë këto çmime 4 mijë euro metri katror. Na i thoni dhe ne që t'i dimë dhe ne," tha Ibrahimaj.

Duke marrë fjalën sot në seancën plenare të Kuvendit, Ibrahimaj tha se trendi në rritje i ekonomisë i adresohet reformave që ka ndërmarrë qeveria Rama dhe ka vite që rritja ekonomike tejkalon parashikimet e qeverisë dhe të të institucioneve ndërkombëtare.

Akti Normativ mbështet klimën e zhvillimit ekonomik të vendit dhe një nga kolonat kryesore ku ne e kemi përqendruar punën gjatë viti 2024 që është fuqizimi i kapitalit njerëzor. Konkretisht ai mbështet ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nxitjen dhe zhvillimin e turizmit duke mbështetur ngritjen e Taskforcës për mbrojtjen e ujërave larës që Shqipëria të ketë një produkt cilësor turistik, duke garantuar rritjen e ofertës turistike shqiptare. Gjithashtu mbështet zhvillimin e infrastrukturës si element kyç për zhvillimin ekonomik”, tha Ibrahimaj.

Ajo theksoi se, buxheti që rialokohet për Portin e ri të tregtar të Durrësit është një buxhet me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik të vendi tonë, pasi është një projekt madhor që do të garantoj Shqipërisë të jetë porta hyrëse kryesore në vendet e  Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë.

Akti Normativ mbështet kapitalin njerëzor duke alokuar një buxhet të konsiderueshëm për konviktet e shkollave profesionale, gjithashtu mbështet sipërmarrjen që kontribuon në rritjen e eksporteve shqiptare. Konkretisht me ndryshimet e propozuara në Aktin Normativ mbështesim një instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë për bizneset fason”, u shpreh Ibrahimaj.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll