Politike

"Duhet reformë jo premtime elektorale", Braçe: Indeksimi dhe bonusi për pensionistët nuk mjaftojnë

Deputeti socialist i kërkoi qeverisë të shpenzonte paratë që kanë buxhet, sepse sipas tij të gjithë ata që janë në sallë kanë nevojë për investime në zonat e tyre elektorale

21 Mars 2024, 12:46 Nga r.ll
"Duhet reformë jo premtime elektorale", Braçe: Indeksimi
erion brace

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe në fjalën e tij në seancën plenare tha se në Kuvend ka ardhur koha të flasin për buxhetin e shtetit. Sipas tij në aspektin formal, shifrat janë për t’u vlerësuar. 

Braç tha gjithashtu se indeksimi dhe bonusi për pensionistët nuk mjaftojnë, dhe u shpreh se duhet një reformë tashmë dhe jo premtime elektorale. 

Deputeti socialist i kërkoi qeverisë të shpenzonte paratë që kanë buxhet, sepse sipas tij të gjithë ata që janë në sallë kanë nevojë për investime në zonat e tyre elektorale

“Unë prisja të flisnim për buxhetin, por po flitet për portin e Durrësit. Tani ka ardhur koha të flasim për buxhetin. Në aspektin formal, shifrat janë për t’u vlerësuar. Kam këto rezerva në buxhet, nuk kam besim se çmimet referuese do të zgjidhin evazionin gjigant në sektorin e turizmit. Sektori i turizmit na ka krijuar hapësirë të madhe të prodhimit këtu në vend. Keq më vjen më datë 27 hapet skema e subvencionimit, por ata para janë pak, nuk mjaftojnë.

Unë mezi pres që qeveria ta mbaj fjalën për të rritur subvencionin për të gjithë bujqit dhe blegtorët. Vazhdojmë të kemi import të ushqimeve dhe shqiptarët ushqehen shtrenjtë, edhe këtë duhet ta shohim. Indeksimi dhe bonusi për pensionistët nuk mjaftojnë, ka ardhur koha për një reformë, jo premtime elektorale, përndryshe do dal atje të them ju nuk rrisni pensionet. Duhet një skemë. Dhe e fundit që kam, i lutem qeverisë shpenzoni paratë që keni në buxhet, sepse vetëm ekonomia ka nevojë, por edhe publikisht të gjithë që janë në këtë sallë kanë nevojë për investime në zonat e tyre elektorale”, tha Braçe.

erion brace seance plenare 21 mars 2024

Sondazh

Poll