Politike

Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK i komunikon akuzat Ahmetajt, Mërtirit dhe Zotajt për aferën e Inceneratorëve

SPAK ka përfunduar hetimet dhe i ka komunikon akuzat të pandehurve, Arben Ahmetaj dhe dy krerëve të inceneratorëve, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

21 Mars 2024, 14:07 Nga I.A
Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK i komunikon akuzat Ahmetajt, Mërtirit
Arben Ahmetaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzat ditën e sotme ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj në lidhje me aferën e Inceneratorëve. SPAK ka përfunduar hetimet dhe i ka komunikon akuzat të pandehurve, Arben Ahmetaj dhe dy krerëve të inceneratorëve, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

 Ahmetaj është nën hetim për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie. Në dosjen hetimore thuhet se Ahmetaj ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve.

Kompania Integrated Energy B.V u themelua në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë, ka faturuar qytetarët shqiptarë në mënyra të ndryshme, përfshirë përmes sistemit fiskal për qeverinë apo përmes tarifave të detyrueshme për depozitim mbetjesh. Të dhënat e bilancit të kompanisë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se mes viteve 2017 dhe 2021, qytetarët i paguan Integrated Energy BV së paku 7.9 miliardë lekë në formën e tarifave koncesionare dhe tarifave të shërbimit të depozitimit.

Në vitin 2021, të ardhurat e kompanisë arritën në 2.6 miliardë lekë. Bilanci i vitit 2022 nuk është depozituar deri më tani në QKB, por të dhënat e pagesave të thesarit të buxhetit të shtetit tregojnë se nga 1 janari 2022 deri më sot, kompania ka përfituar edhe 2 miliardë lekë të tjera. Duke marrë parasysh këtë, dhe të ardhura të tjera që kompania faturon për depozitimet, deri në kohën e sekuestrimit në gusht 2023, fusha e mbetjeve të Tiranës duket se u ka kushtuar taksapaguesve minimalisht 100 milionë euro. Incineratorët e Fierit dhe Elbasanit i kanë kushtuar veçmas sëbashku rreth 50 milionë euro

afera e inceneratorëve arben ahmetaj mirel mertiri klodian zoto

Sondazh

Poll