Politike

Shkarkimet nga RTSH-ja, Braçe: Është cenuar marrëdhënia njerëzore, punonjësit janë më të dhunuarit

Me anë të një postimi në Instagram, Braçe thekson se komisioni parlamentar i medias duhet të marrë informacion mbi situatën.

21 Mars 2024, 16:08 Nga I.A
Shkarkimet nga RTSH-ja, Braçe: Është cenuar
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar shkarkimet pa kriter dhe bazë të punonjësve të RTSH-së nga drejtori Alfred Peza. Me anë të një postimi në Instagram, Braçe thekson se komisioni parlamentar i medias duhet të marrë informacion mbi situatën. Braçe shton se në Radio Televizionin Shqiptar është cënuar fort marrëdhënia njerëzore. Po ashtu ai ka deklaruar se më të cënuarit nga kjo situatë janë punonjësit e RTSH-së, gazetarët, regjisorët apo dhe drejtuesit e  emisioneve.

Postimi i Plotë:

DY GJERA SI GAZETAR, DREJTUES GAZETE, DEPUTET; E para; RADIO E TELEVIZIONI JANE NJEREZ, NJEREZ. Pra pertej mjeteve, paisjeve, teknologjise, studiove, radio e televizioni JANE NJEREZ; marredhenie njerezore po aq. E dyta; PUNONJESIT E MEDIAS NE TERESI-reportere, gazetare investigativ, analiste, editorialiste, drejtues emisionesh, krijues e rregjisore, jane me te dhunuarit- nga pikpamja e lirise profesionale dhe lirise ekonomike, nder punetore, gjithe kohes ne kete vend; Ne pune por edhe pertej saj, kur i largojne nga puna! Thene kete, ne RADIO TELEVIZIONIN SHQIPTAR eshte cenuar fort marredhenia njerezore.

Shikoni; Une e di qe ne ate media publike ka patur e ka shume njerez ne pune por pa asnje pune, pa produkt mediatik,
pra te tepert ne logjiken e efektivitetit dinamik te nje media. Pooor, edhe kur largohen nga puna-ne fakt jane heqje, njerezit meritojne tu respektohet dinjiteti, njerezor mbi te gjitha dhe profesional, meritojne respekt jo thjesht ne raport me ligjin e punes, por respekt njerezor; kurre denigrim, percmim, poshterim, PADREJTESI e PABARAZI! Thene kete, per ti dhene fund nje reagimi kaq masiv ne kete aspekt-njerezor, dua qe Kuvendi-Komisioni i Medias ta kerkoje e ta marre kete informacion, emer per emer, arsye me arsye, ligj per ligj; FUNDI DUHET TE JETE E VERTETA, AJO KA RENDESI DHE INTERES PUBLIK!

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

erion brace alfred peza rtsh

Sondazh

Poll