Aktualitet

Sevdari u shkarkua nga Vettingu, Hasa del në ‘pension’/ KLP shpall vakancën për dy vende

6 Mars 2019, 10:21 Nga DOSJA
Sevdari u shkarkua nga Vettingu, Hasa del në ‘pension’/ KLP

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur vakancat për vendet e dy anëtarëve, Antoneta Sevdarit dhe të Përparim Hasës.

Shpallja e vakancave për prokuroren Antoneta Sevdari, vjen pas konfirmimit të shkarkimit të saj nga detyra në KPA. (Lexo këtu) Ndërsa për prokororin e Gjykatës së Shkallës së Parë ka mbaruar mandatin për shkak të plotësimit e moshës për daljen në pension.

Duke qënë se mandati i Sevdarit ende nuk ka përfunduar prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka kërkuar plotësimin e vendit deri në mbarimin e mandatit.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme iu ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve që të dorëzojnë aplikimet për këtë vend vakant brenda 15 ditëve.

Pak ditë më parë KPA shkarkoi nga detyra  prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdarin pasi pasi tyre kishte probleme me pasurine e bashkëshortit. Sevdari deklaroi se të ardhurat e burrit të saj gjatë punës në Arabinë Sudite nuk i vërtetonte me dokumentacion pasi punëdhënësi i bashkëshortit të saj ka ndërruar jetë.

Cila është procedura e zgjedhjes së anëtarit të ri të KLP-së?

Sipas ligjeve në fuqi, që janë miratuar së bashku me Reformën në Drejtësi, anëtari i KLP nuk emërohet, por duhet të zgjidhet me votim. E para që duhet të lëviz “gurët” sipas procedurës është Prokurorja e përgjithshme Arta Marku, e cila duhet të nxjerr urdhrin që prokuroriët që janë në detyrë të paraqësin kandidarurën pranë KLP-së.

Kjo procedurë fut në punë dhe komisonin e Vettingut, pasi të gjthë kandidatët nëse nuk kanë kaluar në stiën e Vettingut  do të duhet t’i nënshtrohen atij me një procedurë të përshpjetuar.

Kandidatët të cilët kalojnë me sukses vettingun, do të duhet të kalojnë dhe një filtër tjetër, siç është votimi në Konferencën e Përgjithshme të Prokurorëve, ku fiton njëri prej tyre, prokurori që rezulton që ka nurmin më të lartëe të votave.

Por edhe pse ata mund të votohen dhe të zgjidhen nga Konferecna e Prokurorëve, duhet që të ketë përfunduar procesi i plotë i vettingut, të kenë kalaur dhe filtrin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit. Po ashtu duhet pritur dhe një verfikim nga Autoretit të Dosjeve, që është dhe filtiri i fundit. (lexo këtu të plotë)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku kpa perparim hasa shkarkimi antoneta sevdari vendi vakant klp arta marku kpa perparim hasa shkarkimi antoneta sevdari vendi vakant klp

Sondazh

Poll