Sport

Kuqezinjtë e vegjël stërviten në “Air Albania” për ndeshjen me Finlandën!

Grupi i lojtarëve ishte i plotë nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi. Të gjithë futbollistët gëzojnë formë të mirë dhe nuk kanë probleme fizike.

20 Mars 2024, 21:20 Nga DOSJA

Kuqezinjtë e vegjël stërviten në “Air Albania”

TIRANE  - Kombëtarja U21 ka kryer seancën e radhës stërvitore në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese të vlefshme për Euro 2025. Ndaj Finlandës (22 mars, 17:00) dhe Zvicrës (26 mars, 17:00).

Shqipëria U21 u stërvit sot në “Air Albania”, stadium ku do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e radhës. Departamenti i Komunikimit në FSHF, bën me dije se grupi i lojtarëve ishte i plotë nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi. Të gjithë futbollistët gëzojnë formë të mirë dhe nuk kanë probleme fizike.

Kuqezinjtë do të mbyllin përgatitjet për ndeshjen e parë ditën e së premtes. Pas ndeshjes kundër Finlandës, Shqipëria do të nisë përgatitjet për atë kundër Zvicrës.

Kombëtarja U21 ndodhet në Grupin E së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Finlandën, Malin e zi dhe Armeninë. Djemtë e Bushit kanë luajtur pesë takime dhe kanë grumbulluar nëntë pikë deri tani.

Kuqezinjtë e vegjël stërviten në “Air Albania”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll