Sport

Dani Alves lirohet nga burgu, ja kush i solli 1 mln. euro për garancinë e tij!

Ish-mbrojtësi i Barcelonës u dënua me 4 vite e gjysmë burg pasi u shpall fajtor për sulm seksual. Ester Garcia, avokatja e viktimës, është mjaft e acaruar për këtë vendim dhe ka deklaruar se do ta apelojë atë.

20 Mars 2024, 18:44 Nga DOSJA
Dani Alves lirohet nga burgu, ja kush i solli 1 mln. euro për

SPANJE - Sot mediat spanjolle dhanë lajmin se ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves i dënuar për abuzim seksual, është liruar me kusht nga burgu pasi do të paguajë garancinë prej 1 milionë eurosh.

Mësohet se personi që ka pranuar të paguajë shumën e majme, është babai i futbollistit të Brazilit Neymar Jr. Ish-mbrojtësi i Barcelonës u dënua me 4 vite e gjysmë burg pasi u shpall fajtor për sulm seksual. Ester Garcia, avokatja e viktimës, është mjaft e acaruar për këtë vendim dhe ka deklaruar se do ta apelojë atë.

“Jam vërtet e pakënaqur me këtë vendim. Ne do të bëjmë ankesë sepse besojmë se nuk është në përputhje me ligjin. Drejtësia po bëhet për të pasurit. Është skandaloze që lirojnë dikë sepse mund të marrin 1 milion euro në një kohë të shkurtër”- u shpreh avokatja e Alves.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2024, 16:43

Juventusi prononcohet për Max Allegrin…

ITALI - Që nga fundi i janarit, Juventus ka fituar vetëm një ndeshje (3-2 kundër Frosinone, tani i treti nga e fundit), prandaj&nb...