Sport

Përfundon karriera e Bonuccit në Turqi, mbrojtësi do të largohet nga Fenerbahce…

Përflitet se ai do të vazhdojë karrierën në MLS. As Fenerbahçe nuk po kalon ditët më të qeta.

20 Mars 2024, 17:25 Nga DOSJA
Përfundon karriera e Bonuccit në Turqi, mbrojtësi do të

TURQI - Në një vit, ku u investuan shumë para, ekipi i Fenerbahces ka pushtuar së fundmi mediat me incidentet ekstreme të ndodhura në ndeshjen me Trabzonsporin. 

Mirëpo, radhët e “kanarinave” janë mërzitur edhe një herë nga lajmi, se ka mundësi që  Leonardo Bonucci të largohet para ndeshjeve me Olympiakos për çerekfinalet e Conference League.

“U bë e ditur, se italiani do të largohet nga Fenerbahçe në një periudhë shumë të shkurtër kohore”,- transmeton ‘Fotomac’ dhe nënvizon, se “Karriera e Bonuccit në Turqi ka mbaruar”,- pasi shkruhet se “ai nuk e gjeti atë që kërkonte te Fenerbahçe”.

Madje, theksohet se ai do të vazhdojë karrierën në MLS, pasi atje dritarja e transferimeve mbetet e hapur. Me fanelën e Fenerit, mbrojtësi Bonucci ka luajtur në 8 ndeshje, duke pasur një asistim dhe gjithçka tregon se rrugëtimi i tij nuk do të vazhdojë më atje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2024, 16:43

Juventusi prononcohet për Max Allegrin…

ITALI - Që nga fundi i janarit, Juventus ka fituar vetëm një ndeshje (3-2 kundër Frosinone, tani i treti nga e fundit), prandaj&nb...