Sport

Ndryshon rrjedha e vdekjes së partnerit të tenistes bjelloruse Aryna Sabalenka: Ai kreu vetëvrasje, sipas policisë së Majamit…

Nga hetimet e policisë rezultoi se ish-hokeisti u hodh nga ballkoni i hotelit, ku po qëndronte me Sabalenka, me të cilën ndodhej në Miami.

20 Mars 2024, 18:31 Nga DOSJA
Ndryshon rrjedha e vdekjes së partnerit të tenistes bjelloruse Aryna

SHBA - Ka një kthesë në rastin e vdekjes së partnerit së saj Aryna Sabalenka, e cila është “numri 2” në tenisin për femra. Sipas policisë së Majamit, bëhet fjalë për një vetëvrasje.

Edhe pse bjellorusja njoftoi, se shkaku zyrtar i vdekjes së Konstantin Koltsov ishte tromboza (ata nuk dhanë detaje të mëtejshme), hetimi i policisë tregoi se ish-hokeisti bëri një "zhytje vdekjeje" nga ballkoni i hotelit ku qëndronte me Sabalenkan, me të cilën ishte në Miami, ku duhej të garonte këtë javë.

“Sipas hetimeve, rreth orës 12:39 të mëngjesit, policia e Balmanit dhe Departamenti i Zjarrfikësve u thirrën për një burrë që kishte rënë nga një ballkon. Sektori i vrasjeve mori përsipër hetimet dhe u konstatua se Konstantin Koltsov kreu vetëvrasje. Nuk ka shenja të vrasjes”,- tha policia.

Ndërkohë, Sabalenka nuk ka folur ende, pasi është në gjendje ‘shoku’ dhe pavarësisht humbjes tragjike të partnerit të saj, nuk përjashtohet që të luajë rregullisht në Miami, ndonëse ende nuk ka një pozitë zyrtare.

Nëse e bën këtë, ajo nuk pritet të flasë për mediat. Vdekja e partnerit 42-vjeçar të tenistes u njoftua më herët në mëngjes nga skuadra Salavat Yulaev që ai drejtonte.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë se ka ndërruar jetë trajneri i Salavat Yulaev, Konstantin Koltsov”,- thuhet në njoftimin e skuadrës me seli në qytetin Ufa të Rusisë.

“Ai ishte një njeri i fortë dhe i lumtur, i dashur dhe i respektuar nga lojtarët, kolegët dhe tifozët. Konstantin Evgenievich bëri histori me klubin. U prehtë në paqe”, përfundoi njoftimi për 42-vjeçarin, i cili kishte bërë histori në fushën e hokejit mbi akull kryesisht për shpejtësinë e tij.

Marrëdhënia e Sambalenkës me Koltsov filloi në qershor 2021 me numrin 2 të botës në tenis duke postuar shpesh foto të tyre së bashku duke shprehur dashurinë e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????????? ???????????????????????????????????? ????????❤️ (@sabalenka_aryna)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2024, 16:43

Juventusi prononcohet për Max Allegrin…

ITALI - Që nga fundi i janarit, Juventus ka fituar vetëm një ndeshje (3-2 kundër Frosinone, tani i treti nga e fundit), prandaj&nb...