Sport

E FUNDIT/ Sulmuesi Myrto Uzuni largohet nga grumbullimi i Kombëtares…

Sulmuesi është larguar nga grumbullimi I kuqezinjve për shkak të një dëmtimi të pësuar.

20 Mars 2024, 16:52 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Sulmuesi Myrto Uzuni largohet nga grumbullimi i

TIRANE - Lajm I hidhur për Kombëtaren dhe trajnerin Sylvinho. Sulmuesi Myrto Uzuni është larguar nga grumbullimi I kuqezinjve për shkak të një dëmtimi të pësuar.

Uzuni u stërvit gjatë gjithë kohës në mënyrë të veçuar, por në fund nuk ia doli që të ishte gati për ndeshjet miqësore që Kombëtarja do të zhvillojë me Kilin (22 mars në Parma të Italisë)dhe me Suedinë (25 mars në Stokholm).

Sulmuesi kuqezi Myrto Uzuni do të kthehet në Spanjë, për t’u bashkuar me skuadrën e Granada-s gjatë orëve në vijim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2024, 16:43

Juventusi prononcohet për Max Allegrin…

ITALI - Që nga fundi i janarit, Juventus ka fituar vetëm një ndeshje (3-2 kundër Frosinone, tani i treti nga e fundit), prandaj&nb...