Sport

Premier League paralajmëron: “Man.City dhe Chelsea janë në rrezik të rënies”...

Ankth për të ardhmen e Cityt dhe Chelseat në Premier League, pasi “The Sun” zbuloi se ata janë në rrezik të rënies.

20 Mars 2024, 18:50 Nga DOSJA
Premier League paralajmëron: “Man.City dhe Chelsea janë në

ANGLI - Bën bujë publikimi i “The Sun” që thekson se Manchester City dhe Chelsea janë njoftuar se janë në rrezik të menjëhershëm të rënies.

Si "Qytetarët" dhe po ashtu edhe “Blutë” e Londrës e dinë se nëse shpallen fajtorë për shkeljen e rregullave të “Fair Play”-t Financiar do ta gjejnë veten jashtë Premier League.

Man.City po përballet me një hetim për 115 parregullsitë e supozuara financiare, për të cilat akuzohej në shkurt 2023.

Në fakt, mediat britanike po paralajmërojnë, se Komisioni i Pavarur Rregullator do të fillojë shqyrtimin dhe analizimin e rastit në fund të vjeshtës.

Shkalla e akuzave kundër Cityt dhe Chelsea-t sugjeron se të dyja rastet do të bien në kategorinë e "sanksioneve serioze" nëse vërtetohen.

Manchesteri i mohon kategorikisht 115 akuzat. Edhe pse çështja mund të nisë në tetor ose nëntor, një vendim përfundimtar nuk pritet deri në mars të vitit 2025.

Sa për Chelsean, UEFA i gjobiti ata me 8.6 milionë paundë, por Premier League ende nuk ka ngritur akuza zyrtare.

Kujtojmë se Nottingham u dënua pak ditë më parë me zbritjen e katër pikëve, ndonëse ka mundësi që Forest ta apelojë vendimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2024, 16:43

Juventusi prononcohet për Max Allegrin…

ITALI - Që nga fundi i janarit, Juventus ka fituar vetëm një ndeshje (3-2 kundër Frosinone, tani i treti nga e fundit), prandaj&nb...