Sport

John Cena u vesh si Haaland dhe promovon miqësoret e Man.Cityt në SHBA - Video

John Cena, i cili u shfaq i zhveshur në Oscar, kishte veshur një fanelë të Cityt dhe një parukë për të imituar Haaland.

20 Mars 2024, 17:47 Nga DOSJA

John Cena u vesh si Haaland dhe promovon miqësoret e Man.Cityt në SHBA

ANGLI - Sezoni në Angli po hyn në fazën e tij të fundit dhe Manchester City, po pretendon të fitojë përsëri si sezonin e kaluar edhe Premier League dhe FA Cup, krahas Champions League. 

Por, “Qytetarët” tashmë kanë prezantuar turneun e tyre veror në SHBA, ku do të luajnë kundër Celtic, Milan, Barcelonë dhe Chelsea. 

John Cena u vesh si Haaland dhe promovon miqësoret e Man.Cityt në SHBA

Për të prezantuar turneun e tyre, megjithatë, ata nuk bënë vetëm një njoftim, por ata krijuan një skenar dhe një video të denjë për që fituar një Oscar për konceptin origjinal. 

Manchester City... angazhoi John Cena, ish-mundësin dhe aktorin që pozoi lakuriq në Oscar-in e fundit, për të bërë publike vizitën në SHBA. 

Cena veshi fanelën e Cityt, veshi një parukë për t'u dukur si Erling Haaland dhe e thirri me video norvegjezin për të mësuar rreth turneut. Pastaj u ngrit dhe festoi si i çmendur për lajmet. Shikojeni videon…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2024, 16:43

Juventusi prononcohet për Max Allegrin…

ITALI - Që nga fundi i janarit, Juventus ka fituar vetëm një ndeshje (3-2 kundër Frosinone, tani i treti nga e fundit), prandaj&nb...