Politike

Urdhër-arresti për Agim Kajmakun, SHÇBA nis hetimet për disa policë, dyshohet se dekonspiruan operacionin

18 Nëntor 2019, 10:44 Nga DOSJA
Urdhër-arresti për Agim Kajmakun, SHÇBA nis hetimet për

TIRANË-Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit nis verifikimet për disa efektivë të Policisë, të cilët dyshohet se kanë dekonspiruar operacionin për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Burime brenda Policisë së Shtetit i thanë Dosja.al  se dyshimet janë se ishin disa efektivë ata që informuan Kajmakun për urdhër-arrestin që do të ekzekutohej ndaj tij, duke i “mundësuar” kështu arratinë.

Gjithashtu, mësohet se gjatë 10 ditëve të fundit, Policia ka kryer kontrolle në banesën e Agim Kajmakut dhe familjarëve të tij, për të lokalizuar ish-kryebashkiakun e Vorës.

Më 8 nëntor,  Agim Kajmaku është shpallur në kërkim për 3 vepra penale. Sipas prokurorisë ish-numri 1 i Vorës akuzohet për ” “Shpërdorimi të detyrës”, “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Por pse kërkohet arrestimi i Agim Kajmakut?

Agim Kajmaku kërkohet nga prokuroria dhe autoritetet shqiptare, jo për mosdeklarimin e dënimit në formularin e dekriminalizimit, por për shkarkimin e dy nënkryetarëve të bashkisë Vorë, Laureta Omeri dhe Hysen Brahimi. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi “arrest me burg”, në lidhje me hetimin që po zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, të “Shpërdorimit të detyrës”,  “‘Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”, parashikuar nga nenet 248, 190 dhe 249 të Kodit Penal. Kjo masë sigurimi është dërguar për ekzekutim në Polici, por prej 10 ditësh, Kajmaku nuk gjendet. Ai ka fikur edhe celularin, ndërsa edhe avokati mohon të ketë dijeni për vendndodhjen e tij.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arratiset agim kajmaku arrestimi i agim kajmakut shcba heton policet e kajmakut arratiset agim kajmaku arrestimi i agim kajmakut shcba heton policet e kajmakut

Sondazh

Poll