Politike

Konferenca në Tiranë, Talat Xhaferri: Shqipëria vend unik për bashkëjetesën fetare (VD)

18 Nëntor 2019, 09:23 Nga DOSJA
Konferenca në Tiranë, Talat Xhaferri: Shqipëria vend unik

TIRANË- Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, ka marrë pjesë sot në konferëncën ‘Feja si instrument për paqen’ që organizohet nqë Shqipëri në bashkëpunim me DASH.

Në fjalën e tij Xhaferri tha se Shqipëria ka një bashkëjetesë fetare shumë të mirë dhe është shembull për vendet e tjera.

Praktikimi i një feje kurrë nuk guxon të jetë në dëm të një feje tjetër. Edhe liria e fesë iu nënshtrohet rregullave të përgjithshme. Fakti që jemi tubuar në Shqipëri, dërgon një mesazh të fuqishëm, se ky vend është unik dhe shembull për bashkëjetesën e religjioneve të ndryshme. Duhet marrë model. Religjioni, nëse përdoret ashtu siç është shkruar pa përdorur fjalor urrejtjeje, mund të prodhojë vetëm të mira. Por, nëse përdoret për të përçarë, duhet të parandalohet”, tha Xhaferri.

“Feja si instrument për paqen”, ishte konferenca që u organizua në Tiranë, ku krerët e shteteve dhanë mesazhe për paqen. Konferenca e organizuar në bashkëpunim me DASH, shërbeu si një treyzë ku paqja ishte kryesorja. Meta u shpreh se duhet punuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Thaçi theksoi se Kosova ka luftuar ekstremizmin, ndërsa Ruçu deklaroi se politika shqiptare duhet të jetë më tolerante.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike feja si instrument për paqen konferenca ne tirane talat xhaferri feja si instrument për paqen konferenca ne tirane talat xhaferri

Sondazh

Poll