Politike

Hashim Thaçi nga konferenca për paqen: Kosova do të jetë gjithmonë kundër ekstremizmit (VD)

18 Nëntor 2019, 09:13 Nga DOSJA
Hashim Thaçi nga konferenca për paqen: Kosova do të jetë

TIRANË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në konferencën “Feja si instrument për paqen”, ku foli për sfidat e e forta që ka kalaur shoqëria në Kosovës. Thaçi foli edhe për radikalizmin fetar dhe shqiptarët që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja.

 Më tej ai tha se Kosova ka dëshmuar dhe do të dëshmojë me krenari që mbështet aleancën kundër ekstremizmit fetar, ndërsa shtoi se vendi i tij po punon për rehabilitimin e të kthyerve nga llogoret e luftërave ekstremiste.

Kreu i Shtetit të Kosovës u shpreh më tej se shqiptarët kanë bashkëpunuar dhe kanë jetuar në bashkëjetesë të plotë fetare pa shkaktuar asnjë konflikt të tillë.

Vitet fundit në historinë e njerëzimit anë e mban botës janë karekterizuar me një shpërthim të mosdurimit. Ne të gjithë jemi para Zotit të njëjte edhe kur ka paqe dhe mirëkuptim në mes nesh, në të të kundërtën kur nuk ka tolerancë politike dhe fetare rrezikohet paqja, keqpërdoret feja në shërbim të qëllimeve ditore politike. Kombi shqiptar ka dhënë dhe jep një shembull pozitiv, të mirë dhe shumë të qëndrueshëm. Kjo vlerë tradicionale duhet të ruhet dhe të pasurohet çdo ditë. Kosova ka shumë arritje. E arritura e parë është se nuk kemi lejuar në luftën për liri dhe pavarësi të implikohet feja. Luftëtarët nuk kanë lejuar asnjë ideologji të bëhet pjesë e luftës për liri dhe pavarësi. Asnjëherë nuk kemi pasur konflikt fetar. Udhëheqësit  fetarë kanë ndërtuar ura bashkëpunime mes tyre, takohen në festa dhe kërkojnë rrugë bashkëpunim mes tyre dhe kështu dërgojnë mesazhin e tolerancës dhe bashkëjetesës. Edhe në Kosovë jemi përballur me radikalizmin. Në si shoqëri dhe si shtet kemi reaguar. Kosova do të jetë gjithmonë kundër ekstremizmit. Kemi marrë masa ndaj atyre që kanë nxitur urrejtje dhe pjesëmarrje ne luftëra të huaja.”-shtoi ai.

“Feja si instrument për paqen”, ishte konferenca që u organizua në Tiranë, ku krerët e shteteve dhanë mesazhe për paqen. Konferenca e organizuar në bashkëpunim me DASH, shërbeu si një treyzë ku paqja ishte kryesorja. Meta u shpreh se duhet punuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Thaçi theksoi se Kosova ka luftuar ekstremizmin, ndërsa Ruçu deklaroi se politika shqiptare duhet të jetë më tolerante.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike feja si instrument për paqen hashim thaci konferenca kunder ekstremizmit feja si instrument për paqen hashim thaci konferenca kunder ekstremizmit

Sondazh

Poll