Politike

“Kemi sjellë udhëheqësit e botës për të sjellë paqen në vend”, komenti i çuditshëm i Metës për padinë nga Dvroa

18 Nëntor 2019, 08:20 Nga DOSJA
“Kemi sjellë udhëheqësit e botës për të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, pritet që sot të dorëzojë kallëzimin në Prokurori për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin. Para se të shkojnte në Prokurori, Meta ka marrë pjesë në konferencën “Feja si instrument për paqen”.

I pyetur nga gazetarët Meta bëri një koment, duke thënë se sot ishin udhëheqësit e botës për të sjellë paqen. “Sot kemi sjellë udhëheqësit e botës për të sjellë paqen në vend”, tha Meta.

Ndërkohë një ditë më parë Meta në një reagim në Facebook, akuzonte ashpër Dvoranin si Katica e Reformës në Drejtësi. Presidenti dje hodhi akuza të forta ndaj Kreut të KED, ndërsa sot duket “se ka ulur armët”. 

PËRPLASJA META-DVORANI

Ngërçi KED-Presidencë-Kuvend, ka shkaktuar një amulli me Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta nuk e njeh Arta Vorpsin si anëtare të saj dhe për rrjedhojë nuk i ka bërë as betimin, ndërsa Kuvendi dhe KED, po. Meta ka dekretuar  Marsida Xhaferllarin, ndërsa Arta Vorpsi nënshkroi një deklaratë tek noterja dhe me të u paraqit në kushtetuese. 

Për situatën e krijuar, Meta deklaroi në një konferencë për mediat se do të kallëzojë penalisht të hënën Ardian Dvoranin për dy akuza, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta tha se KED ka vetëm rol procedurial për t’u marrë me dokumentacionet e Parlamentit, Gjykatës dhe Presidentit, dhe se vendimet e marra nga Dvoranin nuk janë kryer në mënyrë kolegjiale por individuale. Kreu i shtetit, e akuzoi Dvoranin se ka dërguar listat e vakancave përnjëherazi, qëllimisht, dhe se ka shpërdoruar detyrën me botimin në Fletoren zyrtare të kandidatëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani ilir meta padia e metes per ardian dvoranin ardian dvorani ilir meta padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll