Politike

“U tronditëm të gjithë” Meta: Alvin Berisha u shpëtua falë gazetarisë profesionale (VD)

18 Nëntor 2019, 08:43 Nga DOSJA
“U tronditëm të gjithë” Meta: Alvin Berisha u

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në konferencën që po zhvillohet në Tiranë, “Feja si instrument paqeje”, të organizuar në bashkërendim me Departamentin e Shtetit të SHBA. Në fjalën e tij Meta dha mesazhe të forta për paqen në vend, si dhe për eksodin në vend, ku bëri thirrje që të ndalej.

Më tje në fjalën e tij meta përmendi dhe rastin e Alvin Berishës, i cili për shumë muan ishte i bllokuar në kampin Al-Hol në Siri. Kreu i Shtetit Shqiptar u shrpeh se i gjithë opinioni u trondit nga rasti i Alvinit, ndërsa shtoi se ai u shpëtua falë gazetarisë profesionale të huaj dhe vendase.

 “Në Siri gjenden shumë gra e fëmijë shqiptarë. I gjithë opinioni u trondit nga vogëlushi Alvin Berisha. Falë gazetarisë profesioniste të huaj e vendase, ky rast u zgjidh. Duhen ngritur urgjentisht qendrat e rehabilitimit që persona të tillë të rehabilitohen. Viktima të tilla duhen përkrahur, që të bëhen pjesë e shoqërisë, pranë familjeve të tyre”, ishte kjo një pjesë nga fjala e Metës.

“Feja si instrument për paqen”, ishte konferenca që u organizua në Tiranë, ku krerët e shteteve dhanë mesazhe për paqen. Konferenca e organizuar në bashkëpunim me DASH, shërbeu si një treyzë ku paqja ishte kryesorja. Meta u shpreh se duhet punuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Thaçi theksoi se Kosova ka luftuar ekstremizmin, ndërsa Ruçu deklaroi se politika shqiptare duhet të jetë më tolerante.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alvin berisha feja si instrument për paqen ilir meta reportazhi i le iene shpëtohet alvin berisha alvin berisha feja si instrument për paqen ilir meta reportazhi i le iene shpëtohet alvin berisha

Sondazh

Poll