Politike

“Ligjet”/ Sekretari i Kushtetueses: Të zhgënjyer me buxhetin, kemi zyra të plasaritura. Kreu i KLP-së kërkon shoferë s

18 Nëntor 2019, 09:49 Nga DOSJA
“Ligjet”/ Sekretari i Kushtetueses: Të zhgënjyer me

TIRANE- Debate në Komisionin e Ligjeve për buxhetet në sistemin gjyqësor. Që në fillim të seancës sekretari i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandili deklaroi se Gjykata Kushtuese është në një godinë të vjetër,e goditur nga tërmeti dhe se ka zyra të plasaritura. Ai theksoi se janë të zhgënjyer me buxhetin për vitin 2020 pasi tashmë është rritur edhe numri i punonjësve.

Nuk kanë munguar ndaj tij reagimet e Bashkim Finos dhe Andi Përmetit. Fino i ka theksuar se buxheti për Gjykatën Kushtetuese është në rritje dhe se i kanë dhënë edhe 4 mln shtesë.  Ndërsa  deputeti Andi Përmeti i ka përmendur ngërçin me dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese dhe i ka ngritur pyetjen me ironi. : “A ke specifikuar në buxhet kërkesa për nje karrige të re, një kompiuter të ri dhe një rroge shtesë?”.  Sekretari u fokusua në përgjigjet e tij vetëm te problemet me buxhetin.

Po kështu edhe kryetarja e KLGJ-së,  Naureda Llagami bëri disa kërkesa për rritje të buxhetit për vitin 2020, për të cilat Fino u shpreh: “Jemi treguar shumë dorëlëshuar me gjyqësorin dhe se i janë plotësuar të gjitha kërkesat. 

Ndërsa kreu i KLP-së Gent Ibrahimi ka kërkuar shoferë shtesë për KLP-së, kjo kërkesë është rrëzuar nga Komisoni pas replikave me Finon.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi përmeti bashkim fino debate te ligjet eugen papandaili gent ibrahimi andi përmeti bashkim fino debate te ligjet eugen papandaili gent ibrahimi

Sondazh

Poll