Politike

“Konferenca për paqen”, Meta: Terrorizmi lind nga varfëria. Thaçi: Kemi luftuar ektremizmin

18 Nëntor 2019, 09:41 Nga DOSJA
“Konferenca për paqen”, Meta: Terrorizmi lind nga

TIRANË- Nga konferenca ndërkombëtare, “Feja si instrument për paqen”, liderë të ndryshëm dhanë mesazhe të forta. Kjo konferencë me pjesëmarjen e disa prej krerëve të shteteve të rajonit dhe të zyrtarëve të SHBA, është organizuar në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA.

Presidenti i Shquipërisë Ilir Meta ishte i pari që mbajti fjalën në këtë konferencë ku theksoi se duhet bërë më shumë punë kundër ekstremizmit dhe të të angazhohen të gjithë kundër varfërisë.

Terrorizmi e ekstremizmi fetar lindin nga varfëria dhe kur shpresa për të ardhmen shuhet nga keqqeverisja. Qeveria duhet të hartojë ligje për mbrojtjen e interesave të qytetarëve”, shtoi Meta.

Po ashtu Meta theksoi dhe njëherë se duhen memkanizma kundër eksodit të rinisë dhe duhet punuar fort për ta ndalur atë. Një pjesë të fjalës së tij ia dedikoi dhe rastit të Alvin Berishës, duke thënë se 11-vjeçari u shpëtua falë gazetarëve italianë.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili u shpreh se Kosova ka bërë shumë punë kundër ekstremizimit. Nga ana tjetër kreu i Kuvendit të Kosovës, Talat Xhaferri, tha se bashkëjetesa fetare në Shqipëri është unike dhe ajo është shëmbull për të gjitha vendet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike feja si instrument për paqen hashim thaci ilir meta feja si instrument për paqen hashim thaci ilir meta

Sondazh

Poll