Sport

Juventusi prononcohet për Max Allegrin…

Edhe pse skuadra ‘bardhezi’ ka arritur vetëm shtatë pikë në tetë ndeshjet e fundit të Serisë A, Maurizio Scanavino (drejtor i përgjithshëm i klubit) siguroi se ata kanë besim të plotë te trajneri

20 Mars 2024, 16:43 Nga DOSJA
Juventusi prononcohet për Max Allegrin…

ITALI - Që nga fundi i janarit, Juventus ka fituar vetëm një ndeshje (3-2 kundër Frosinone, tani i treti nga e fundit), prandaj Maurizio Scanavino, drejtori i përgjithshëm i klubit të Juventusit, u pyet këtë të mërkurë për të ardhmen e ‘bardhezinjve’ me trajnerin, Massimiliano Allegri.

Por, pavarësisht krizës së dukshme në rezultatet e Juventusit, sipas Scanavino, lidershipi i klubit ruan besimin tek Allegri. “Ka besim të madh nga ana jonë ndaj trajnerit dhe ndaj ekipit”,- tha drejtori i përgjithshëm i Juventusit.

Maurizio Scanavino u shpreh edhe për situatën sportive: "Sezoni filloi me entuziazëm të madh dhe rezultate të mira, tani jemi në një fazë më të komplikuar. Në fushë ekipi nuk është gjithmonë brilant, ose kur paraqitjet tona janë pozitive, ne nuk e marrim atë edhe pse e meritojmë. Por ne nuk dorëzohemi."

Drejtori ekzekutiv i Juventusit gjithashtu tha: "Ne të gjithë po punojmë për të gjetur një mënyrë për të ecur përpara sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të arritur qëllimet tona, përkatësisht kualifikimin për Champions Leaugue e ardhshme dhe finalen e Kupës së Italisë".

Juventus ka arritur vetëm 7 pikë në 8 ndeshjet e fundit të Serisë A, e cila ka rënë në vendin e tretë, 17 pas liderit Inter dhe 3 pas Milanit, i dyti. Pas pushimit ndërkombëtar, ai do të vizitojë Lazion.

Juventusi, i privuar nga kompeticionet evropiane gjatë këtij sezoni, mund të shpëtojë sezonin e tij me Kupën e Italisë, në gjysmëfinalet e të cilit do të përballet po me Lazion , tashmë të trajnuar nga Igor Tudor.  Nisja, më 2 prill në Torino dhe kthimi më 23 të atij muaji në Romë.

Allegri ka drejtuar Juventusin që nga viti 2021, kur filloi faza e tij e dytë në detyrë. E para u zhvillua midis 2014 dhe 2019, një periudhë në të cilën ata fituan Serie A: 5 herë, Kupën e Italisë 4 herë dhe Superkupën 2, përveç humbjes së 2 finaleve të Champions League (2014-15 kundër Barcelonës dhe 2016-17 kundër Real Madrid). 

Kontrata e trajnerit të Juventusit përfundon në qershor të 2025. Allegri është nën presion prej disa javësh, veçanërisht nga disa tifozë që kërkojnë largimin e tij, për shkak të serisë së dobët të rezultateve të skuadrës torineze. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll