Politike

“Amnistinë Penale, diskutim në Parlament”, Bardhi: Pro votës së diasporës dhe listave të hapura, por duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme

Në lidhje me çështjen e amnistisë penale, Bardhi se do tani që parlamenti i është kthyer normalitet, kjo do të diskutohet, duke theksuar se ata nuk heqin dorë nga kushti që nga amnistia të përjashtohen të dënuarit nga GJKKO.

20 Mars 2024, 14:45 Nga M.B
“Amnistinë Penale, diskutim në Parlament”, Bardhi: Pro
Gazmend Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, pas përfundimit të mbledhjes së grupit, foli para gazetarëve edhe për amnistinë penale, listat e hapura dhe votën e emigrantëve. Në lidhje me çështjen e amnistisë penale, Bardhi se do tani që parlamenti i është kthyer normalitet, kjo do të diskutohet, duke theksuar se ata nuk heqin dorë nga kushti që nga amnistia të përjashtohen të dënuarit nga GJKKO.

Ndërsa në lidhje me votën e diasporës dhe listat e hapura, Bardhi tha se ai i mbështet ato, por në fillim diskutimi duhet të nisë tek garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse, sipas tij, çdo lloj sistemi të përdoret në zgjedhje, nëse paratë e krimit, korrupsion dhe përdorimin i burimeve shtetërore, ndërhyjnë, ato deformojë rezultatin.

“Në parim ne mbështesim ligjin për amnistinë, si një akt human që parlamenti ndërmerr. Tani që veprimtaria e Kuvendit është kthyer në normalitet, çdo projektligj do të diskutohet. Në atë ligj ne kemi pasur një shqetësim që nuk heqim dot dorë, që ka të bëjë për vendimet e dhëna nga SPAK dhe GJKKO. Sa i takon votës së emigrantëve jam ndër të vetmit deputetë që kam mbështetur me nënshkrim dhe km propozuar në kuvend ligjin e propozuar nga “Diaspora e Lirë për Shqipërinë” së bashku me 5-6 kolegë e kemi futur në procedurë. E mbështes, sikundër mbështet listat e hapura. PD do duhet të nisë diskutimin për Reformën Zgjedhore  më së pari tek garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse çfarë dolloj sistemi të përdorim ne në zgjedhje, nëse paratë e krimit, korrupsion dhe përdorimin i burimeve shtetërore, deformojë rezultatin e zgjedhjeve, cdo gjë do të ishte e pavlefshme”, tha Bardhi.

gazmend bardhi

Sondazh

Poll