Politike

Zbardhen emrat e grupit të dialogut tek ligjet, Bardhi i lë një vend dhe grupit të Bashës

Ai tha se propozimi i PD dhe Opozitës për këtë grup është: Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brenda grupit që kanë një mendim ndryshe.

20 Mars 2024, 14:09 Nga h.k
Zbardhen emrat e grupit të dialogut tek ligjet, Bardhi i lë një
Foto ilustruese

TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka bërë publike se komisioni i ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu i cili do përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët.

Ai tha se propozimi i PD dhe Opozitës për këtë grup është: Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brenda grupit që kanë një mendim ndryshe.

“Grupi parlamentar ka miratuar propozimet, ku komisioni i ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu i cili do përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët. Propozimi i PD dhe Opozitës për këtë grup është: Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brenda grupit që kanë një mendim ndryshe”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll