Politike

Incidenti me Ambrozia Metën/ Politico: Kryeministri shqiptar refuzon të kërkojë falje pasi ka shtyrë gazetaren që e ka pyetur për projektin e Kushner

Në lidhje më këtë ngjarje media prestigjioze shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama refuzoi të kërkonte falje pasi u akuzua se kishte frikësuar fizikisht një gazetare që e kishte pyetur për një projekt investimi të lidhur me dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner.

20 Mars 2024, 10:07 Nga N.F

Incidenti me Ambrozia Metën/ Politico: Kryeministri shqiptar refuzon

Pamje nga incidenti

TIRANË- Incidenti i regjistruar ditën e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Ambrozia Meta solli reagime të shumta ndërsa edhe mediat e huaja kanë kthyer sytë nga Shqipëria. Pas disa mendiave ndërkombëtarë një artikull i ka dedikuar edhe Politico. Në lidhje më këtë ngjarje media prestigjioze shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama refuzoi të kërkonte falje pasi u akuzua se kishte frikësuar fizikisht një gazetare që e kishte pyetur për një projekt investimi të lidhur me dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner.

Më tej në shkrim raportohet se duke folur për gazetarët në një konferencë për shtyp të martën, Rama u shfaq duke e shtyrë në fytyrë gazetaren Ambrozia Meta, e cila po i bënte një pyetje, përpara se të largohej. Një video e incidentit mblodhi mbi 150,000 shikime në X.

Politico gjithashtu ka ndarë ëdhe reagimin e Metës e cila tha për BIRN se Rama e preku në faqe me dorë.

“Unë i thashë: ‘Mos më prek më’ dhe kaq ishte”, tha ajo, duke shtuar se kishte pyetur kryeministrin për një projekt investimi në Shqipëri të lidhur me Kushnerin, dhëndrin e ish-presidentit amerikan.

“Fatkeqësisht, kryeministri Rama tani po demonstron arrogancën e tij të zakonshme ndaj gazetarëve me kontakte fizike. Më vjen keq që kreu i qeverisë nuk e kontrollon dot veten kur pyetet për çështje me interes publik”, tha Meta.

SafeJournalists Netëork, një grup që mbron të drejtat e shtypit në Ballkanin Perëndimor, i quajti veprimet e Ramës të papranueshme dhe alarmante dhe i kërkoi atij të kërkonte falje. Grupi vuri në dukje se Rama ka një histori hakmarrjeje ndaj gazetarëve që janë kritikë ndaj qeverisë, duke përfshirë ndalimin e tyre nga konferencat për shtyp.

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha e quajti Ramën një mizogjin dhe incidentin një akt brutal dhe të shëmtuar. Rama iu kundërpërgjigj kritikave, duke e quajtur akuzën se si një gënjeshtër të neveritshme dhe Meta që nuk respekton viktimat e vërteta të agresioneve të pushtetit ndaj grave gazetare në mbarë botën”.

"Jo vetëm që kishte diçka afër një agresioni, por të gjitha pyetjeve iu përgjigjëm me durim," tha ai në një postim në X.

Shqipëria, e cila është në negociata për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, u rendit e 96 -ta nga 180 vende në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij 2023, ndër më të këqijat në Evropë përfundon Politico.

rama ambrozia meta kushner

Sondazh

Poll