Politike

"Qeveria fal pa garë ato që janë publike"/ Bardhi: Duhet lehtësuar taksat në disa sektorë

Bardhi fillimisht ka folur në lidhje me çështjen e "Portit të Durrësit" që sipas tij është një aferë e cila është dhënë pa garë. Nga ana tjetër Bardhi ka folur për disa sektorë që sipas tij po u mbyllet aktiviteti ekonomik. 

20 Mars 2024, 14:00 Nga h.k

"Qeveria fal pa garë ato që janë publike"/ Bardhi:

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka dhënë ditën e sotme një konferencë për shtyp në bashkëbisedim me gazetarët.

Bardhi fillimisht ka folur në lidhje me çështjen e "Portit të Durrësit" që sipas tij është një aferë e cila është dhënë pa garë. Nga ana tjetër Bardhi ka folur për disa sektorë që sipas tij po u mbyllet aktiviteti ekonomik. 

Prej muajsh biznesi fason ka qenë në vështirësi. Një pjesë e tyre janë detyruar që të mbyllin aktivitetin ekonomik. Në vend që me ndërhyrjen në buxhetin e shtetit qeveria të merrte masa konkrete për t’i lehtësuar barrën këtij sektori që mban me bukën e gojës mijëra familje në vend, ka vendosur që të bëjë atë që ka rezultuar dështim. Një skemë garancie sovrane, siç u aplikua në kohën e pandemisë. Në vend që të kishte një mbështetje për këtë kategori për mijëra familjarë të këtij vendi, kryesisht zonja që kanë të ardhura mesatare apo minimale, por qeveria fal portin aktual të Durrësit dhe më paratë e taksapaguesve, të ndërtojë një port të ri. Qeveria e ka portin, por ia fal pa garë një biznesi të përzgjedhur prej tij dhe me paratë e taksapagueseve në vend që t’ia vinte në nevojë shtresës pensioniste, vendos të bëjë një port të ri. Shqetësimet tona ishin ngritja e dy komisioneve hetimore”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll