Politike

Investimet në ishullin e Sazanit, Bardhi: Mirëpresim çdo investitor të huaj këtu, por me garë dhe projekt transparent

Bardhi gjatë deklaratës për mediat theksoi se PD nuk është kundër investimeve, por se ata duhet të jenë transparente dhe të bëhen me garë.

20 Mars 2024, 14:35 Nga I.A
Investimet në ishullin e Sazanit, Bardhi: Mirëpresim çdo
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është pyetur në lidhje me projektin në ishullin e Sazanit nga dhëndri i ish-Presidentit Donald Trump. Bardhi gjatë deklaratës për mediat theksoi se PD nuk është kundër investimeve, por se ata duhet të jenë transparente dhe të bëhen me garë.

“Në parim në mbështesim investimet e huaja, por duhet që çdo investim të miratohet me garë të hapur dhe duke bërë analizë të mirfilltë, për të vërejtur se çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë. Ne mirëpresim çdo investitor të investojë në Shqipëri, por projekti duhet të jetë transparent dhe të jetë me garë. Kështu mund të dilet në përfundimin se cila kompani është më e volitshme të investojë”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll