20 Mars 2024, 11:09
Nga M.B
Adriatik Lapaj
TIRANA- Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka nisur grumbullimin e 20 mijë firmave të qytetarëve në të gjithë vendit, për të dërguar në Parlament çështjen e ndryshimit të Sistemit Zgjedhor. Kryetari i Lëvizjes, Adriatik Lapaj tha se kjo vjen pasi janë rrëzuar disa projekt-ligje për Reformën Zgjedhore. Sipas Lapajt, është koha të ndahet “shapi nga sheqeri” dhe po ashtu të ndahen ata që janë pro pengmarrjes dhe ata që janë pro hapjes së sistemit.
“Në janar janë rrëzuar dy projektligje për Reformën Zgjedhore, ne do ta dërgojmë në parlament përmes 20 mijë firmave. Stendat do të jenë në Tiranë dhe në rrethe. Është çasti të ndahet shapi nga sheqeri. Të ndahen ata që janë pro pengmarrjes dhe ata që janë pro hapjes së sistemit. Duhet që çdo deputet ta pozicionojë veten dhe të zgjedhë që ta mbajë Shqipërinë peng apo të demokratizojë vendin. Nuk ka rrugë të mes, o me pengmarrësit, o me qytetarët”, tha Lapaj.
Ai tha se sa i përket votës së diasporës, kërkon të ndiqet shembulli i Kosovës duke votuar me postë.
“Drafti përjashton ambasadat, sepse i konsiderojmë zgjatime të pushtetit të Tiranës. Kemi përjashtuar sistemin elektronik, sepse AKSHI ka rënë dy herë dhe nuk jep siguri. Ne kemi propozuar voton me postë. Është modeli që e bën Kosova dhe i ka funksionuar më shumë sukses. Kjo tregon që është një sistem që funksionon. Më besoni ne jemi brezi i fundit që mund ta bëjmë këtë luftë. Po të shkoni në shkolla dhe universitete, bankat po boshatisen nga dita në ditë”, tha Lapaj për mediat.
shqiperia behet adriatik lapaj
Politike
20 Mars 2024, 10:07
N.F
Pamje nga incidenti
TIRANË- Incidenti i regjistruar ditën e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Ambrozia Meta solli reagime t...
Politike
20 Mars 2024, 07:44
N.F
Pamje nga icidenti
TIRANË- Incidenti i regjistruar ditën e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Ambrozia Meta solli reagime të s...
Politike
19 Mars 2024, 21:56
r.ll
Michael Martens
TIRANË- Gazetari i njohur gjerman, Michael Martens, në një shkrim së fundmi në Frankfurter Allgemeine Zeitung, ana...
Politike
19 Mars 2024, 20:55
r.ll
ambrozia meta, edi rama
TIRANË- Gazetarja Ambrozia Meta ka reaguar pas incidentit të ndodhur paraditen e sotme me kryeministrin Edi Rama që ...
Politike
19 Mars 2024, 20:35
N.F
Sali Berisha
TIRANË- Pas ndalimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar sot ka ni...
Politike
19 Mars 2024, 20:36
r.ll
ambrozia meta, edi rama
GREQI- Incidenti i ndodhur ditën e sotme në një konferencë të kryeministrit Edi Rama, mes tij dhe gazetare...
Politike
19 Mars 2024, 20:26
r.ll
sali berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sërish thirrje mbrëmjen e sotme për krijimin e qeverisë tekni...
Politike
19 Mars 2024, 20:16
N.F
Pamje nga incidenti
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas incidentit të...
Politike
19 Mars 2024, 20:17
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli para mbështetësve të tij sërish për incidentin e ndodhur mes gazetares A...
Politike
19 Mars 2024, 20:07
r.ll
sali berisha
TTRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetëvsve të mbledhur poshtë...