Politike

Marrëveshja për normalizimin e jetës parlamentare, Bardhi: Basha propozoi në verë krijimin e 2 komisioneve dhe kundërshton, ne e realizuam

Bardhi tha se dallimi mes dy grupeve në PD është se njëri i shkon deri në fund gjërave, ndërkohë që të tjerët i harrojnë.

20 Mars 2024, 14:35 Nga M.B
Marrëveshja për normalizimin e jetës parlamentare, Bardhi: Basha
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se PD e vulës dhe kreu i saj, Lulzim Basha po sulmojnë marrëveshjen me mazhorancën për krijimin e dy komisioneve hetimore, ndërkohë që, sipas tij, ka qenë vetë Basha që në verë ka propozuar diçka të tillë. Bardhi tha se dallimi mes dy grupeve në PD është se njëri i shkon deri në fund gjërave, ndërkohë që të tjerët i harrojnë. 

Bardhi tha po ashtu se për aksionin opozitar, është dashur që kolegët e tyre opozitar mendonin ndryshe dhe ta respektonin protestën. Ai shtoi se betejën nuk e kanë bërë për vete, por edhe për kolegët e tyre opozitar. 

“Kemi pasur një aksion në parlament dhe është dashur që kolegët opozitar që mendonin ndryshe të respektonin protestën tonë. Nëse në momente të caktuar kanë dashur të dalin krah mazhorancës dhe jo opozitës është koha të kërkojnë ndjesë. Betejën nuk e kemi bërë për vete por edhe për kolegët tanë opozitar. Në verë Basha propozoi dy komisione, që nuk u konkretizuan kurrë dhe nuk u kërkua kurrë mbështetja e grupit. Dallimi mes nesh është që ne i bëjnë gjërat realitet dhe nëse nuk bëhen i shkojmë deri në fund. Ndërsa ata i thonë sa për të kaluar ditët e verës dhe më pas i harrojnë. Kjo ka qenë një e shkuar por nuk është as e tashmja as e ardhmja e PD”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll