Bota

"Po planifikojnë dërgimin e 2000 trupave në Ukrainë"/ Reagon Franca ndaj deklaratave të Kremlinit: Provokime të papërgjegjshme

Sipas ministrit francez të mbrojtjes, deklarata e kreut të inteligjencës ruse, Sergei Naryshkin tregojnë edhe njëherë përdorimin sistematik të lajmeve të rreme nga ana e Kremlinit për të arritur qëllimet e tij.

20 Mars 2024, 13:18 Nga N.F

 

"Po planifikojnë dërgimin e 2000 trupave në
Foto ilustruese

 

UKRAINË- Franca ka reaguar në lidhje me deklarat e lëshuara së fundmi nga Kremlini të cilët janë shprehur se shteti francesz po planifikon dërgimin e 2000 trupave në Ukrainë. Në reagimin e tyre franca është shprehur se këto janë provokime dhe lajme të rreme nga ana e Rusisë.

Sipas ministrit francez të mbrojtjes, deklarata e kreut të inteligjencës ruse, Sergei Naryshkin tregojnë edhe njëherë përdorimin sistematik të lajmeve të rreme nga ana e Kremlinit për të arritur qëllimet e tij.

“I cilësojmë të tilla provokime si akte papërgjegjshmëri”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Agjencia shtetërore e lajmeve Tass duke iu referuar pohimeve të drejtorit të shërbimit të inteligjencës së jashtme ruse, Sergei Naryshkin, ka deklauar se Rusia ka informacione se Franca tashmë po përgatit një kontigjent ushtarak për t’u dërguar në Ukrainë. Ai deklaroi se francezët fillimisht do të dërgojnë rreth 2000 trupa ndërsa numri mund të rritet. Sipas Naryshkin, një njësi kaq e madhe nuk do të mund të transferohet në mënyrë diskrete, kështu që do të bëhet një objektiv për ushtrinë ruse.

Muajin e kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se nuk do ta përjashtonte idenë e dërgimit të trupave evropiane në Ukrainë megjithëse ai paralajmëroi se asnjë konsensus nuk është rënë dakord mes aleatëve.

lufta rusi-ukraine lufta rusi franca sergei naryshkin

Sondazh

Poll