Bota

Deklaratat kërcënuese të Vuçiç, reagon Hovenier: Aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë

Në lidhje me këtë deklaratë Hovenier tha se populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar. Ai më tëj shtoi se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s.

20 Mars 2024, 12:36 Nga N.F
Deklaratat kërcënuese të Vuçiç, reagon Hovenier:
Jeff Hovenier

KOSOVË- Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka reaguar në lidhje me deklaratat kërcënuesë që ka bërë së fundmi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Vuçiç është shprehur se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar.

Në lidhje me këtë deklaratë Hovenier tha se populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar. Ai më tëj shtoi se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s.

“SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë të nevojshëm”, tha Hovenier.

jeff hovenier kosova serbia vucic

Sondazh

Poll