Bota

VIDEO/ Gjimnazistët ishin ftuar brenda Senatit italian, adoleshenti bën me dorë shenjën e pistoletës ndaj Melonit, gjesti ngjall reagime të shumta

Në viden e ndarë nga mediat italiane duket mbledhja e Senatit italian ku ishin të ftuar gjimnazistë nga Roma por ajo që ka tërhequr vëmendjen është gjesti i një prej adoleshtëntëvë. Sipas mediave të huaj gjimnazisti bën më duar shenjën e pistoletës kryeministrit, Giorgia Meloni.

20 Mars 2024, 12:57 Nga N.F
VIDEO/ Gjimnazistët ishin ftuar brenda Senatit italian, adoleshenti
Pamje nga Senati

ITALI- Një video e cila është publikuar dhe po qarkullon në rrjet ka marrë një vëmëendje të madhe në Itali. Në viden e ndarë nga mediat italiane duket mbledhja e Senatit italian ku ishin të ftuar gjimnazistë nga Roma por ajo që ka tërhequr vëmendjen është gjesti i një prej adoleshtëntëvë. Sipas mediave të huaj gjimnazisti bën më duar shenjën e pistoletës kryeministrit, Giorgia Meloni.

Një nga mësueset shoqëruese i ul menjëherë dorën nxënësit por gjesti nuk kaloi pa u vënë rë.

“Më duhet të theksoj gjestin jo shumë të sjellshëm, për ta thënë me elegancë, që ndodhi teksa prisja nxënësit e shkollës nga Roma: një nxënës ngriti dy gishtat dhe gishtin e madh drejt kryeministrit dhe u ndalua nga një mësuese," tha Ignacio La Russa.

Drejtoresha e shkollës e dënoi këtë veprim dhe njoftoi sanksione ndaj nxënësit të ri, i cili sipas ANSA tashmë ka shprehur pendimin dhe ka kërkuar falje.

“Më bën përshtypje që kjo lëvizje është bërë në përvjetorin e vdekjes së Marco Biagit, shërbëtor i institucioneve”, u mjaftua duke komentuar Meloni.

 

itali rome gjimnazis arme

Sondazh

Poll