Bota

Mbreti Charles shfaqet në dalje të Clarence House, shuan teoritë konspirative në lidhje me vdekjen e tij

Një video Camilla shfaqet duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur publikun nga sedilja e pasme e makinës dhe të njejtën gjë bëri dhe Charles nga një makinë tjetër.

20 Mars 2024, 13:11 Nga S.B
Mbreti Charles shfaqet në dalje të Clarence House, shuan teoritë
Mbreti Charles

BRITANI E MADHE- Mbreti Charles është parë duke u larguar nga Clarence House i shoqëruar nga Mbretëresha Camilla pas teorive të konspiracionit në lidhje me vdekjen e tij. Pamjet tregojnë turmat e njerëzve të rreshtuar për të parë monarkët të largohen me makinat e tyre të rrethuara nga siguria.

Një video Camilla shfaqet duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur publikun nga sedilja e pasme e makinës dhe të njejtën gjë bëri dhe Charles nga një makinë tjetër. Paraqitjet e Mbretit dhe Mbretëreshës pasojnë ditë të tëra teorish konspirative në lidhje me Familjen Mbretërore, pasi Princesha e Uellsit bëri një vizitë të papritur në dyqanin e saj të preferuar të fermës.

Kate, e cila është larguar nga qendra e vëmendjes ndërsa rikuperohet nga operacioni abdominal, u pa e lumtur, e shëndetshme dhe e relaksuar teksa bëntë blerje nga dyqani që ndodhet pranë shtëpisë së saj në Adelaide Cottage.

mbreti charles

Sondazh

Poll