Bota

Rrëzohet avioni luftarak në Greqi, piloti shpëton mrekullisht, dëshmitarët: U hodh me parashutë

Dëshmitarë nga zona thonë se kanë parë një parashutë në horizont. 

20 Mars 2024, 13:02 Nga M.B
Rrëzohet avioni luftarak në Greqi, piloti shpëton mrekullisht,
Avioni

GREQIA- Forcat e Armatosura greke janë vënë në gatishmëri pasi një avion F-16 i Forcave Ajrore u rrëzua mesditën e sotme në ishullin Psathoura, pranë Alonissos, në Sporades. Medat greke raportojnë se piloti është larguar. Dëshmitarë nga zona thonë se kanë parë një parashutë në horizont. 

Një helikopter 'Super Puma' u ngrit për të shkuar në zonë me raportet fillestare që thonë se piloti tashmë është lokalizuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.  Bëhet me dije se F-16 ishte nisur nga Larisa dhe ishte në formacion me katër avionë të tjerë luftarakë.

rrezohet avioni ne greqi

Sondazh

Poll