20 Mars 2024, 13:03
Nga S.N
Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro
KOLUMBI- Banda del Golfo, banda më e fuqishme e trafikut të drogës në Kolumbi , hapi dyert të martën për mundësinë e rifillimit të negociatave me qeverinë e Presidentit Gustavo Petro , të cilat u ndërprenë disa kohë më parë për shkak të sulmeve të anëtarëve të saj kundër civilëve dhe forcave të sigurisë.
"Ne e pranojmë ftesën e presidentit për t'u ulur në tryezë dhe për të negociuar kushtet politike që do të lejojnë transformimet shoqërore," tha organizata kriminale në një deklaratë. “Ripohojmë se jemi gati të shkojmë kudo që të na drejtojnë”, shton organizata.
“Topi është në fushën e vet për rinisjen e bisedimeve,"tha presidenti Petros. “Nëse guxojnë, le të ulemi në tryezën e bisedimeve”, vazhdoi ai, duke akuzuar bandën se i është përkushtuar edhe një herë zhvatjes, drogës dhe trafikut të emigrantëve.
"Anëtarët e klanit kriminal në çdo rast duhet të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë”, paralajmëroi kreu i shtetit, duke thënë se tashmë i ka kërkuar prokurores së re të përgjithshme, Luz Adriana Camargo, të përgatisë kuadrin ligjor për këtë.
Në mars 2023, Petros mbylli negociatat e para me bandën, duke i akuzuar për vazhdimin e aktiviteteve kriminale dhe sulmeve kundër civilëve dhe forcave të sigurisë në veri, pjesë të të cilave janë bastionet e saj.
Negociatat nuk u zyrtarizuan as nuk filluan. Para dy ditësh, presidenti i Kolumbisë paralajmëroi se nëse anëtarët e bandave refuzojnë të negociojnë përsëri, vendimi i qeverisë është të shkatërrojë një organizatë e cila sipas vlerësimeve të shërbimit inteligjent të ushtrisë kolumbiane, ka rreth 4 mijë anëtarë.
Karteli, i njohur gjithashtu si AGC (Autodefensas Gaitanistas de Colombia), këmbëngul që autoritetet ta trajtojnë atë si një organizatë politike, si rebelët që kryejnë negociatat e paqes me Bogotan .
Banda kishte hedhur poshtë kushtet e planit origjinal të propozuar nga presidenti. Plani kërkonte dorëzimin dhe çarmatimin e tyre, në këmbim të një trajtimi më të favorshëm nga drejtësia. Mediat raportuan dje, se anëtarët e Klanit bllokuan rrugët pranë komunitetit të Tieralta ku presidenti Petros synonte të shkonte për të marrë pjesë në një aktivitet social.
Sipas vlerësimeve zyrtare, karteli Clan del Golfo përbën 30% deri në 60%, afërsisht 700 tonë, të të gjitha eksporteve të kokainës nga Kolumbia, prodhuesi numër një në botë i drogës. Banda është gjithashtu e lidhur me shfrytëzimin e minierave të paligjshme dhe me trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e emigrantëve përgjatë kufirit me Panamanë, përmes xhunglës Darien .
Kreu i bandës deri në vitin 2021, i ashtuquajturi “ Othoniel ”, u arrestua në tetor të atij viti dhe u ekstradua në maj të vitit 2022 në SHBA, ku u dënua me 45 vite burg.
kolumbi kartela droge
Bota
20 Mars 2024, 12:57
N.F
Pamje nga Senati
ITALI- Një video e cila është publikuar dhe po qarkullon në rrjet ka marrë një vëmëendje të m...
Bota
20 Mars 2024, 12:36
N.F
Jeff Hovenier
KOSOVË- Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka reaguar në...
Bota
20 Mars 2024, 12:33
S.B
shimpazetë në Gjermani
GJERMANI- Mbrojtësit e kopshtit zoologjik gjerman janë habitur pasi kanë parë shimpazetë e t...
Bota
20 Mars 2024, 12:33
M.B
Presidenti rus, Vladimir Putin
RUSIA- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë sot në një takim me aktivistët se ata do t&eum...
Bota
20 Mars 2024, 12:36
S.N
Foto Ilustrim
FLORIDA- Një çift nga Gjeorgjia janë arrestuar, pasi neglizhuan detyrat e tyre prindërore dhe fëmijët e tyre ...
Bota
20 Mars 2024, 12:18
N.F
Toka e Manastirit
KOSOVË- Manastiri i Deçanit ka njoftuar zyrtarisht se i është regjistruar prona 24 hektar...
Bota
20 Mars 2024, 12:22
S.N
Foto Ilustrim
Dita e somte solli ekuinoksin pranveror dhe ditën e parë të pranverës, në hemisferën veriore të Tokës...
Bota
20 Mars 2024, 12:12
h.k
ITALI-Papa Françesku, duke folur para besimtarëve, iu referua sërish sot luftërave të vazhdueshme në shumë rajone të...
Bota
20 Mars 2024, 12:06
S.N
Filipineve Enrique Manalo dhe Antony Blinken
FILIPINE- Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti të martën "angazhimin e hekurt" t&e...
Bota
20 Mars 2024, 11:50
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Dronët ukrainas të operuar nga agjencia e inteligjencës ushtarake GUR sulmuan bazën ajrore Engels thellë br...