Bota

VIDEO/ Fëmijet u kishin humbur, arrestohen prindërit e papërgjegjshëm në Florida, flinin në rërë të dehur sikur asgjë s'kishte ndodhur

Oficerëve u janë dashur 8 përpjekje që çifti të zgjohej nga gjumi. Fëmijët u gjetën nga oficerët në një pishinë në një hotel pranë plazhit të pambikëqyrur.

20 Mars 2024, 12:36 Nga S.N
VIDEO/ Fëmijet u kishin humbur, arrestohen prindërit e
Foto Ilustrim

FLORIDA- Një çift nga Gjeorgjia janë arrestuar, pasi neglizhuan detyrat e tyre prindërore dhe fëmijët e tyre 5 dhe 7 vjeç humbën në një plazh në Florida.

Prindërit e fëmijëve Alyssia Langled dhe Timothy Stephans të dy 27 vjeç u arrestuan, pasi u gjetën të dehur dhe në gjumë në rërë, teksa një kalimtare e rastit telefonoi emergjencën pasi fëmijët nuk po gjendeshin askund.

Oficerëve u janë dashur 8 përpjekje që çifti të zgjohej nga gjumi. Fëmijët u gjetën nga oficerët në një pishinë në një hotel pranë plazhit të pambikëqyrur. Akuza që është ngritur ndaj dy prindërve është një krim i shkallës së tretë.

florida

Sondazh

Poll