Bota

Regjistrimi i 24 hektarëve të tokës, reagon Manastiri i Deçanit: Falënderojmë raportuesen Dora Bakoyannis për ndihmën e saj

Duke njoftuar për regjistrimin e pronës, Manastiri ka falenderuar për mes një postimi në "X" raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis.

20 Mars 2024, 12:18 Nga N.F

 

Regjistrimi i 24 hektarëve të tokës, reagon Manastiri i
Toka e Manastirit

 

KOSOVË- Manastiri i Deçanit ka njoftuar zyrtarisht se i është regjistruar prona 24 hektarëshe dhe se sot kanë marrë certifikatën nga Kadastra. Duke njoftuar për regjistrimin e pronës, Manastiri ka falenderuar për mes një postimi në "X" raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis.

“Dioqeza dhe Manastiri falënderojnë veçanërisht znj. Dora Bakoyannis për ndihmën e saj”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti urdhëroi javën e kaluar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistrojë pronën manastirit.

“Për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Kurti në të kaluarën ka qenë një ndër kundërshtarët që këto prona t’i jepen Manastirit. Kjo çështje është riaktualizuar nga shtetet e QUINT-it gjatë qeverisjes së Kurtit sidomos pasi Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. 

manastiri i decanit regjistri to kurti

Sondazh

Poll