Politike

“Do shkojmë në Qemal Stafa!”/ Meta ironizon qeverinë për stadiumin “Air Albania”: Mos dëgjojmë ndonjë iniciativë

18 Nëntor 2019, 06:22 Nga DOSJA
“Do shkojmë në Qemal Stafa!”/ Meta ironizon qeverinë

Tiranë-Presidenti i vendit Ilir Meta, pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës, në stadiumin e ri, tashmë të quajtur “Air Albania” është shprehur se emri i stadiumit si “Qemal Stafa” u hoq për arsye komerciale.  Ai ka theksuar se për të gjithë, ky stadium do të quhet “Qemal Stafa”.

Ai nuk i ndal ironitë ndaj qeverisë pasi shprehet: “Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale. Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada!”

Reagimi:

Të dashur tifoza Kuq e Zi!
Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm, duke treguar se tifozët më të mirë janë ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa!”
Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale. Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada! 

Franca mundi mbrëmë Shqipërinë me rezultatin 2 me 0. Edhe pse në një impiant të ri, Shqipëri nuk mund të bënte asgjë më shumë ndaj kampionëve të botës të cilët domunuan të gjithë ndeshjen. Edy Reja shfrytësoi të tre zëvendësimet, duke larguar, Lenjanin, Qosen dhe Hysaj, por sërish loja ndryshoi pak. Memushaj, Roshi dhe Trashi i dhanë pak frymë lojës, por nuk mund të bënin asgjë, pasi porta e gjelave ishte e padeprtueshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ndeshja france-shqiperi ilir meta ndeshja france-shqiperi

Sondazh

Poll