Politike

Lleshaj nuk shkon në stadium, dërgon efektiven Ina Nuka: Ka sakrifikuar për Policinë e Shtetit

17 Nëntor 2019, 20:40 Nga DOSJA
Lleshaj nuk shkon në stadium, dërgon efektiven Ina Nuka: Ka

TIRANË- Minsitri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka qenë i ftuar sot për të shkuar në stadium e të ndiqte ndeshjen, Shqipëri-Francë, por nuk ka shkuar. Ai ka zgjedhur që në vendin e tij të dërgojë efektiven e Policisë, Ina Nuka, e cila mbeti e dëmtuar në një nga protestat e opozitës para Kuvendit.

Lleshaj në një reagim në Facebook, teksa ka publikuar foton e Nukës nga shkallët e stadiumit shkruan se këtë e ka bërë në shenjë respekti për sakrificës së kësaj punonjëse.

Sot në këtë ditë të rëndësishme për futbollin shqiptar, preferova të dërgoj Ina Nukën në vendin tim në stadium, si shenjë respekti për sakrificën e kësaj punonjëse të PSH bashkë me urimet më të mira për gjithë sportdashësit shqiptarë, që sot si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e futbollit janë mbledhur nën ngjyrat kuqezi për të përkrahur ekipin tonë kombëtar”, shkruan Lleshaj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike euro 2020 ina nuka ndeshja shqiperi-france sander lleshaj euro 2020 ina nuka ndeshja shqiperi-france sander lleshaj

Sondazh

Poll