Politike

Rishqyrtimi gjyqësor i vendimit për ndalimin e Berishës në Angli, Home Office: Mbështesim Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit

Berisha u ndalua nga Sekretari i atëhershëm i Brendshëm, Priti Patel, të hynte në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 për shkak të pretendimit të kriminalitetit dhe korrupsionit.

19 Mars 2024, 20:35 Nga N.F
Rishqyrtimi gjyqësor i vendimit për ndalimin e Berishës në
Sali Berisha

TIRANË- Pas ndalimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar sot ka nisur rishikimi gjyqësor i çështjes. Berisha u ndalua nga Sekretari i atëhershëm i Brendshëm, Priti Patel, të hynte në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 për shkak të pretendimit të kriminalitetit dhe korrupsionit.

Mbretëria e Bashkuar ndoqi të njëjtat hapa si SHBA pasi e ndaluan hyrjen në vend në vitin 2021. Ai u caktua në arrest shtëpiak në dhjetor, ndërkohë që ka një hetim në vazhdim për të për korrupsion të mundshëm shkruan media e huaj. Në të njëjtën javë, Kuvendi i Shqipërisë votoi për heqjen e imunitetit ligjor Berishës. Duke filluar nga kjo javë është sfida e parë ligjore e njohur ndaj një vendimi të Sekretarit të Brendshëm për përjashtimin e një lideri të opozitës të "një shteti të huaj mik" nga MB. Berisha pohon se akuzat për kriminalitet dhe korrupsion të ngritura ndaj tij janë të pavërteta.

Duke filluar nga sot, në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Mbretërinë e Bashkuar, do të nisë aplikimi i ish-kryeministrit për shqyrtimin e vendimit. Berisha pretendon se kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, kishte njohuri paraprake për urdhrin e përjashtimit, të cilin e kishte shpallur në Kuvendin e Shqipërisë, edhe para se ai vetë të ishte njoftuar për vendimin e Sekretarit të Brendshëm.

Ndërsa një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha do të ishte e papërshtatshme të komentohej më tej ndërkohë që procedurat ligjore janë në vazhdim.

“Prioriteti i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mbetet ruajtja e sigurisë së MB-së, duke promovuar prosperitetin dhe sundimin e ligjit në mbarë botën. Mbretëria e Bashkuar ka qenë një partner afatgjatë për Shqipërinë në mbrojtjen e llogaridhënies dhe veprimit kundër kriminalitetit dhe korrupsionit,” tha ai.

 

berisha angli home office

Sondazh

Poll