Politike

Incidenti me Ambrozia Metën/ Reagojnë deputetët e opozitës: Skenë e shëmtuar, Rama nxitësi më i madh i dhunës ndaj gazetarëve dhe grave

Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi tha se sot ndoqëm shfaqje patriarkale nga një person i cili mburret se drejton qeverinë me më shumë gra. Ai më tej shtoi se si mund të pretendojmë për sigurinë e grave në vend, kur vetë kryeministri sillet si dhunues kryesor i tyre.

19 Mars 2024, 20:16 Nga N.F
Incidenti me Ambrozia Metën/ Reagojnë deputetët e opozitës:
Pamje nga incidenti

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas incidentit të regjistruar ditën e sotmë mes kryeministrit Rama dhe gazetares Ambrocia Meta. Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi tha se sot ndoqëm shfaqje patriarkale nga një person i cili mburret se drejton qeverinë me më shumë gra. Ai më tej shtoi se si mund të pretendojmë për sigurinë e grave në vend, kur vetë kryeministri sillet si dhunues kryesor i tyre.

"Sot nga Edi Rama, si kryetari i Grupit të Strukturuar Kriminal i cili krenohet se ka “qeverinë me më shumë gra”, pamë shfaqjen e patriarkalizmit, që heshton fizikisht një profesioniste vajzë si Ambrozia Meta, e cila bën pyetje të interesit publik qytetar. Si mund të pretendojmë sigurinë e grave në vend, kur vetë kryeministri sillet si dhunues kryesor i tyre?!" shkruan Këlliçi.

Në lidhje më indidentin reagoi edhe deputetja e PL-së, Erisa Xhixho e cila u shpreh se kjo sjellje reflekton raportin që ka vendosur kryeministrit Rama me mediat. Xhixhi gjithashtu u shpreh se ky incident a është reflektim i mënyrës sesi ai zgjedh të qeverisë: me arrogancë dhe duke shmangur çdo formë transparence.

"Sjellja e sotme e kryeministrit ndaj gazetares Ambrozia Meta është reflektim i mënyrës sesi ai zgjedh të qeverisë: me arrogancë dhe duke shmangur çdo formë transparence. Incidenti i regjistruar sot gjatë bashkëbisedimit me gazetarët është skena më e shëmtuar dhe ilustrim i raportit që ai ka vendosur të ketë me median," shkruan Xhixho në Facebook.

Deputetja demokrate, Albana Vokshi gjithashtu ka reaguar në lidhje me ngjarjen të cilën e ka cilësuar të dhunshëm dhe të dënueshëm. Vokshi më tej shtoi se sjellja e Ramës shënoi një record të ri të kërcënimeve dhe shantazheve ndaj medias.

“A është burrni të prekësh një gazetare profesioniste, që kërkonte të bënte transparencë për një nga qokat e Kryeministrit që i bën për të mbajtur pushtet. Është një akt i dënueshëm, i papranueshëm dhe i patolerueshëm.

Sjelljet intimiduese, poshtëruese të  Kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares së guximshme të Syri TV, Ambrozia Meta, shënuan një record të ri të kërcënimeve dhe shantazheve ndaj çdo zëri të lirë, ndaj çdo zëri llogarikërkues dhe çdo mediaje të lirë. Edi Rama guxoi ta prekë fizikisht gazetaren për t’I ikur pyetjes së gazetares që kërkonte transparencë.

Edi Rama do të mbahet mend si Kryeministri që ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike, verbale, edhe dhunë institucionale ndaj grave. Do të mbahet mend si nxitësi më i madh i dhunës ndaj grave, gazetarëve, ndaj mediave, ndaj ushtrohet dhunë ndaj grave, se e nxit ky dhe qeveritarëve. Edi Rama është nxitësi kryesor i dhunës," tha Vokshi.

rama ambrozia meta

Sondazh

Poll