Politike

Takimi i Robinson dhe Ramës/ Ambasada amerikane jep detaje: U diskutua rëndësia e një gjyqësori të pavarur dhe reforma në drejtësi

Në postimin e ambasadës thuhet se mes tyre u diskutua mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi.

19 Mars 2024, 19:56 Nga r.ll
Takimi i Robinson dhe Ramës/ Ambasada amerikane jep detaje: U diskutua
takimi

TIRANË- Ambasada amerikane ka dhënë detaje nga takimi i Ndihmës Sekretarit të SHBA-së Todd Robinson me kryeministrin Edi Rama. 

Në postimin e ambasadës thuhet se mes tyre u diskutua mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi.

POSTIMI: 

Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me Kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi.

Zyrtari i larët amerikan ndodhet prej dy ditësh në Shqipëri ku ka zhvilluar takime edhe me krerët e drejtësisë në vend. Ai do të zhvillojë edhe në Kosovë një vizitë dyditore ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani. 

tedd robinson edi rama ambasada amerikane ne tirane

Sondazh

Poll