Politike

Noka në Burrel: Qytetarët në malësi e kanë humbur shpresën për shkak të regjimit kriminal

Noka tha se në Shqipëri, nuk ka qeverisje, por ka regjim kriminal që sipas tij ka mision të vjedhë votat dhe qytetarin të mos e trajtojë me dinjitet Noka tha se në Shqipëri, nuk ka qeverisje, por ka regjim kriminal që sipas tij ka mision të vjedhë votat dhe qytetarin të mos e trajtojë me dinjitet

19 Mars 2024, 17:24 Nga r.ll
Noka në Burrel: Qytetarët në malësi e kanë humbur
flamur noka

BURREL- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, gjatë takimit me demokratët në Burrel, tha se nuk kishte ndodhur në 33 vjet që në malësi të shohësh fytyra të vrara dhe që kanë humbur shpresën.

Noka tha se në Shqipëri, nuk ka qeverisje, por ka regjim kriminal që sipas tij ka mision të vjedhë votat dhe qytetarin të mos e trajtojë me dinjitet

 “Kur zbret qafën e Murrizit për të ardhur drejt jush, syri sheh panorama të mrekullueshme, shef tek tuk edhe kulla të vjetra, shef tek tuk edhe banesat e reja, por është e vështirë të shikosh shpresë në fytyrat e çdo qytetari matjanë dhe kudo qoftë. Kur nuk kishte ndodhur në 33 vjet, që të shohësh në malësi fytyra të vrara dhe që kanë humbur shpresën. E gjithë kjo e keqe ka vetëm një emër, është Edi Rama. Ka vetëm një sekt politik, dhe ky sekt është Rilindja. Në Shqipëri nuk ka qeverisje, por ka regjim kriminal, kleptokratik, që ka vetëm një mission të vjedhë, të dënojë, të vjedhë votat dhe qytetarin të mos e trajtojë me dinjitet”, tha Noka

flamur noka burrel

Sondazh

Poll