Politike

Incidenti me Ambrozia Metën/ Media greke: Rama shmangu pyetjen dhe shtyu në fytyrë gazetaren para kamerave

Këtë agresion të kryeministrit shqiptar e denoncoi edhe organizata ndërkombëtare për mbrojtjen dhe mbështetjen e grave dhe gazetarëve LGBTI+, “Women Press Freedom”, duke theksuar se është e papranueshme të shtyhet një gazetare.

19 Mars 2024, 20:36 Nga r.ll
Incidenti me Ambrozia Metën/ Media greke: Rama shmangu pyetjen dhe shtyu
ambrozia meta, edi rama

GREQI- Incidenti i ndodhur ditën e sotme në një konferencë të kryeministrit Edi Rama, mes tij dhe gazetares Ambrozia Meta ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave në vendet fqinje. 

Protothema shkruan se kryeminsitri Edi Rama jo vetëm nuk pranoi t'u përgjigjej pyetjeve të gazetares, por edhe e shtyu atë në fytyrë për t'u larguar. Gazetarja Ambrozia Meta e pyeti Ramën për një projekt investimi në ishullin e Sazanit.

“Refuzimi dhe shmangia e një përgjigjeje konkrete nga ana e kryeministrit u shoqërua me gjuhë frikësuese dhe shkelje të etikës, madje edhe shkelje të integritetit fizik të gazetarit”, thuhet në njoftimin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Mediat në vendin fqinj po flasin për një rekord të ri kërcënimesh dhe shantazhesh nga kryeministri ndaj çdo zëri të lirë.

Veprimi i kryeministrit shqiptar u vlerësua edhe nga organizatat ndërkombëtare me Gratë në Gazetari duke postuar videon e gjestit të Ramës në rrjetet sociale.

Këtë agresion të kryeministrit shqiptar e denoncoi edhe organizata ndërkombëtare për mbrojtjen dhe mbështetjen e grave dhe gazetarëve LGBTI+, “Women Press Freedom”, duke theksuar se është e papranueshme të shtyhet një gazetare. 

“Kjo nuk është hera e parë që ai tregon përbuzje ndaj shtypit kritik. Ne qëndrojmë në krah të Metës dhe kërkojmë që Rama të kërkojë falje dhe t'i trajtojë me respekt gazetarët”, thotë organizata.

edi rama ambrozia meta protothema

Sondazh

Poll