Politike

PD takim në Burrel, Bardhi: Kush thotë se Rama nuk mundet e ka gabim, në 2025 do të sjellim ndryshimin

Bardhi tha se gjatë fjalës së tij se bashkimi total i Partisë Demokratike erdhi falë sakrificës dhe mundit të demokratëve.

19 Mars 2024, 17:17 Nga r.ll
PD takim në Burrel, Bardhi: Kush thotë se Rama nuk mundet e ka gabim,
gazment bardhi

BURREL- Deputetët e Partisë Demokratike kanë zhvilluar ditën e sotm një takim me demokratët në qytetin e Burrelit.  Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tha se gjatë fjalës së tij se bashkimi total i Partisë Demokratike erdhi falë sakrificës dhe mundit të demokratëve.

Ai u shpreh se ata që thonë se Rama nuk mundet e ka gabim, kjo sepse në 2025, sipas tij do të sjellin atë ndryshim që nuk e realizuan dot para 4 vitesh.

“Nuk do duhet ta shpallin fitoren që sot, na pret një vit i vështirë përpara, një vit me punë. Ne duam t’ju kemi ju në krah ashtu sikurse ju siguroj në emër të PD që ne do na keni në krah edhe në emër të Sali Berishës.

Do të duhet ta shfrytëzojmë këtë ditë me kokën lart, sepse kemi çfarë ti themi qytetarëve. Të trokasin në cdo derë dhe të hyjmë në zemrën e çdo shqiptari. Kush thotë që Rama nuk mundet e ka shumë gabim. Të gjithë ne bashkë dhe shumë më shumë jashtë kësaj salle që janë me zemër dhe mendje te ne do ja dalim që në 2025 të sjellim atë ndryshim që nuk e realizuam dot para 4 vitesh”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll