Aktualitet

SPAK hetim ndaj Ceno Klosit, prokurorët sekuestrojnë celularët e disa prej vartësve të tij

Ndaj Ceno Klosit ka nisur procedimi penal për akuzat “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

19 Mars 2024, 18:57 Nga r.ll
SPAK hetim ndaj Ceno Klosit, prokurorët sekuestrojnë celularët e
ceno klosi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi, pas dy kallëzimeve penale të grupit parlamentar të PD-së.

Ndërkohë sot prokurorët e SPAK kanë sekuestruar celularët e disa prej vartësve të tij, ku do të eksportojnë dhe këqyrin komunikimet e tyre, ku fokusi janë bisedat që mund të jenë zhvilluar me drejtorin Klosi. Gjithashtu, SPAK ka sekuestruar dokumente te Tatimet që lidhen me vendimmarrjet e Klosit.

Ndaj Ceno Klosit ka nisur procedimi penal për akuzat “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

ceno klosi prokuroria e posacme

Sondazh

Poll