Aktualitet

Kapen në Slloveni 260 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro, arrestohet një shqiptar dhe një brazilian

Nuk është hera e parë që në portin e Koperit kapet një sasi kaq e madhe lënde narkotike, ajo zakonisht gjendet në kontejnerë apo në motorët e anijeve tregtare.

19 Mars 2024, 18:03 Nga r.ll
Kapen në Slloveni 260 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro,
droga e kapur

SLLOVENI- Policia sllovene ka sekuestruar një ngarkesë të madhe kokaine, saktësisht 260 kilogramë, në portin e Koperit pak ditë më parë, pasi dy zhytës u panë pranë një anijeje që transportonte sojë nga Amerika e Jugut. 

Dy burrat, një shtetas brazilian dhe një shtetas shqiptar, mbërritën në port me jet ski përtej lumit Rizana. Kokaina në tregun e zi kap vlerën e rreth 10 milionë eurove, shkruajnë mediat e huaja. 

Nuk është hera e parë që në portin e Koperit kapet një sasi kaq e madhe lënde narkotike, ajo zakonisht gjendet në kontejnerë apo në motorët e anijeve tregtare.

 

kapet droge ne slloveni

Sondazh

Poll