Aktualitet

Plagosi me thikë dy grekë në Rodos, vihet në pranga 17-vjeçari shqiptar, arrestohet edhe babai i tij

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës me informacione se përveç 17-vjeçarit, në përleshje ka qenë edhe një bashkatdhetar tjetër, i cili është shpallur në kërkim.

19 Mars 2024, 18:39 Nga N.F

 

Plagosi me thikë dy grekë në Rodos, vihet në pranga
Foto ilustruese

 

 

GREQI- Një 17-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet greke në Rodos pasi dyshohet se pas një sherri ka goditur me thikë në bark një 39-vjeçar dhe një 26-vjeçar. 

Përveç 17-vjeçarit, policia ka vënë në pranga edhe babain 48-vjeçar të të miturit për neglizhencë mbikëqyrjeje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës me informacione se përveç 17-vjeçarit, në përleshje ka qenë edhe një bashkatdhetar tjetër, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve, dy shqiptarët i kanë goditur me një send të mprehtë (thikë) dy grekët. Dy të plagosurit u dërguan në spitalin e Rodos ku morën ndihmë mjekësore.

 

greqi rodos arrestim shqiptare

Sondazh

Poll